Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
8 shtatori, Dita Ndërkombëtare e Shkrim-leximit
Sot është Dita Ndërkombëtare e Shkrim-Leximit, e cila ka për qëllim të nxjerrë në pah rëndësinë e leximit për individët, komunitetet dhe shoqëritë. Dita Ndërkombëtare për avancim të shkrim-leximit e cila shënohet çdo vit më 8 shtator ka për qëllim që të ngritë vëmendjen e opinionit ndërkombëtar në lidhje me problemin e analfabetizmit i cili fatkeqësisht si proces është prezent në shumë shoqëri. Iniciativa e shënimit të Ditës Ndërkombëtare për avancimin e shkrim-leximit rrjedh nga Konferenca botërore e ministrave të arsimit e organizuar në muajin shtator të vitit 1965 në Teheran e cila temë si bazë e kishte zhdukjen e analfabetizmit, ndërsa UNESCO si ditë ndërkombëtare e shënon nga viti 1966 me qëllim të promovimit të rëndësisë së arsimimit të fëmijëve dhe të rriturve. Sipas...