Ministri Hasani: Çojmë në Kuvend ligjin e ri për transformimin e rrjetit diplomatik! Brenda pak javësh hapim 2 grupkapitujt e fundit

Ministri Hasani: Çojmë në Kuvend ligjin e ri për transformimin e rrjetit diplomatik! Brenda pak javësh hapim 2 grupkapitujt e fundit

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani, në fjalën e tij në konferencën e ambasadorëve shqiptarë nëpër botë me titull tha se ditët e ardhshme do shkojë në Kuvend pr.ligji i ri për transformimin e rrjetit diplomatik. Sipas ministrit, ky do të jetë hapi i parë i një pakete reformash me qëllim përafrimin e shërbimit të jashtëm me realitetin e kohës. “Rritja e rolit të Shqipërisë në skenën ndërkombëtare është shoqëruar me zgjerimin e rrjetit diplomatik. Gjatë një viti janë hapur 7 përfaqësi të reja duke ecur numrin në  60. Po punojmë që konsullatat dhe ambasadat tona të shndërrohen në qendra shërbimi për qytetarët dhe bizneset. Po modernizojmë shërbimet konsullore, më të shpejta dhe të aksesueshme dhe po kthejmë diplomacinë ekonomike në instrument...