Helmoi me kërpudha toksike tre të afërmit e saj, 50-vjeçarja në Australi dënohet me burgim të përjetshëm

Helmoi me kërpudha toksike tre të afërmit e saj, 50-vjeçarja në Australi dënohet me burgim të përjetshëm

Një grua australiane është dënuar me burgim të përjetshëm, pa asnjë shans për lirim për të paktën 33 vjet, për vrasjen e tre të afërmve dhe përpjekjen për të vrarë një tjetër me anë të kërpudhave toksike. Dënimi me burg, një nga më të gjatët e dhënë ndonjëherë ndaj një vrasëse femër në Australi, do të thotë që Erin Patterson, 50 vjeç, do të jetë në të 80-at, para se të mund të aplikojë për lirim me kusht. Patterson vrau vjehrrit e saj, Don dhe Gail Patterson, të dy 70 vjeç, dhe motrën e Gail, Heather Wilkinson, 66 vjeç, pasi u shërbeu atyre një mish viçi të helmuar, në shtëpinë e saj në Victoria në vitin 2023. Burri i Heather-it, Ian Ëilkinson, një pastor vendas,...