Rëndohet bilanci në Shkodër/ Ndërron jetë një prej të plagosurve, truproja e anëtarit të grupit të Bajrit (EMRI)

Rëndohet bilanci në Shkodër/ Ndërron jetë një prej të plagosurve, truproja e anëtarit të grupit të Bajrit (EMRI)

pamje nga vendngjarja SHKODËR- Ka shkuar në dy numri i viktimave nga të shtënat me armë zjarri në një lokal pranë bashkisë në Shkodër. Përveç viktimës Armando Pali, janë plagosur edhe tre persona të tjerë.  Një prej personave që mbeti i plagosur, Liridon Kraja, mësohet se ka ndërruar jetë. Viktima, mësohet se ishte truproja e anëtarit të grupit të Bajrit, Erogen Vasos (Brajoviç). Ky i fundit, i cili po gjithashtu mbeti i plagosur, dyshohet se ishte shënjestra e atentatit.  Erogen Vaso është vëllai i të arresuarit Denis Brajoviç (Bajri). Ky i fundit u ekstradua nga Dubai në korrik të këtij viti. 37-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, dhe rezulton si një person me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore. Bajri akuzohet për një sërë veprash penale në fushën e krimeve kundër...