Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Mati, Berati dhe Tepelena pa kryetarë, Rama gati të shpallë vakancën për 3 bashkitë që do të do të shkojnë….
Prej muajit maj 2025, tre bashki të vendit, Tepelena, Berati dhe Mati, kanë mbetur pa kryetar, pasi të zgjedhurit e tyre lanë postin për të hyrë në Parlament. Deri më sot, drejtimi është marrë përsipër nga nënkryetarët e komanduar. Kodi Zgjedhor i jep të drejtën Presidentit të Republikës të caktojë datën e zgjedhjeve, por vetëm pasi të njoftohet nga qeveria për vakancat. Ligji nuk parashikon një afat për këtë njoftim, çka e ka zgjatur procesin. Por burime për gazetën “SOT”, bëjnë me dije se socialistët kanë nisur tashmë përgatitjet në këto tre bashki, me fokus përzgjedhjen e kandidatëve, me synimin që zgjedhjet të zhvillohen brenda muajit tetor. Mësohet se kryeministri Rama pritet që brenda shtatorit të njoftojë zyrtarisht presidentin për vakancat, i cili më pas...