Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Atentati tronditës me armë zjarri në Shkodër, përfundon në pranga autori
Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes së rëndë që tronditi qytetin e Shkodrës sot, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri humbi jetën shtetasi Armando Pali dhe mbeti i plagosur Erogen Vaso. Raportohet se autori i dyshuar u arrestua në tentativë për të ikur në zonën periferike të njohur si “shinat e trenit” në Shkodër. Ngjarja ndodhi pranë shkollës “Kole Idromeno”, në një zonë të banuar dhe të frekuentuar nga qytetarët, duke shkaktuar panik të madh. Ende nuk janë bërë të ditura detaje mbi motivet e sulmit, ndërsa hetimet po vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të kuptuar nëse ka persona të tjerë të përfshirë. Mësohet se Erogen Vaso, i plagosuri në këtë ngjarje, është vëllai i...