U qëllua për vdekje, viktima punonjës i IKMT-së dhe ish-anëtar i Këshillit Bashkiak në Shkodër (Emri)

U qëllua për vdekje, viktima punonjës i IKMT-së dhe ish-anëtar i Këshillit Bashkiak në Shkodër (Emri)

Armando Pali, i cili mbeti i vrarë nga të shtënat me armë zjarri në Shkodër, mësohet se ishte punonjës i IKMT-së. Gjithashtu, sipas burimeve, ka qenë ish-anëtar i Këshillit Bashkiak në Shkodër. I plagosur ka mbetur edhe Erogen Vaso alias Brajoviç, vëllai i të arresuarit Denis Brajoviç. Sipas burimeve, autori i dyshuar u arrestua në tentativë për të ikur në zonën periferike të njohur si “shinat e trenit” në Shkodër, ndërsa ende nuk dihet identiteti i tij. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm (8 Shtator) pranë shkollës “Kole Idromeno”, brenda një lokali duke shkaktuar panik tek klientët dhe qytetarët.