Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Të shtëna me armë zjarri në qendër të Shkodrës, një i vrarë, tre të plagosur
Të shtëna me armë zjarri raportohen pak çaste më parë në Shkodër. Mësohet se nga të shtënat ka mbetur i vrarë me armë një person në një lokal, si dhe janë plagosur tre persona. Mes personave të plagosur janë Armando Pali, Eugen Vaso si dhe një kamariere. Ngjarja ka ndodhur vetëm pak metra larg bashkisë së Shkodrës. Top Channel