Europiani i basketbollit me shumë surpriza, përcaktohen tetë skuadrat çerekfinaliste

Europiani i basketbollit me shumë surpriza, përcaktohen tetë skuadrat çerekfinaliste

8 Shtator 2025 8:51 Telesport Kampionati Europian i Basketbollit për meshkuj (Eurobasket 2025) ka përcaktuar tetë skuadrat më të mira, që do të vijojnë garën mes tyre për kurorën e “kampiones së Europës”. Ky turne, ku në fazën e grupeve morën pjesë 24 vende, po zhvillohet në 4 shtete: Qipro, Finlandë, Poloni dhe Letoni. Pas takimeve në grup u përcaktuan 16 ekipet më të mira, ndërsa tani vetëm 8 po vijojnë garën. Një turne që ka patur mjaft surpriza, sic janë eliminimet e Spanjës, Serbisë, Francës dhe Italisë, ndaj vështirë të përcaktohet një ekip pretendent. Ndeshja finale do të luhet më 14 shtator, në Riga të Letonisë Çerekfinale-Eurobasket 2025 Lituani – Greqi, Turqi – Poloni, Gjermani – Slloveni, Finlandë – Gjeorgji,