Operacion i madh në Elbasan! Dhjetëra të arrestuar, sekuestrohen drogë dhe armë

Operacion i madh në Elbasan! Dhjetëra të arrestuar, sekuestrohen drogë dhe armë

Një operacion i madh antidrogë është zhvilluar gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit të së hënës në Elbasan, duke përfshirë forca të shumta policore. Si rezultat i aksionit, paraprakisht mësohet se janë arrestuar 40 persona. Gjatë kontrolleve, policia ka sekuestruar tre armë zjarri të tipit kallashnikov, si dhe një sasi të konsiderueshme lënde narkotike. Autoritetet ende nuk kanë dhënë detaje të tjera mbi identitetin e personave të arrestuar apo sasinë e lëndës narkotike të sekuestruar, ndërsa pritet që informacioni zyrtar të bëhet publik gjatë orëve në vijim. Operacioni është pjesë e një fushate më të gjerë kundër grupeve kriminale që operojnë në këtë zonë.