Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Nis sot viti i ri shkollor! 345 mijë nxënës ulen në banka, risitë në sistemin arsimor
Nis sot (8 shtator) viti i ri shkollor 2025-2026. Rreth 345 mijë nxënës në të gjithë vendin i drejtohen sot dyerve të shkollave, ndërsa 26 500 nxënës ulen për herë të parë në bankat e shkollave. Pas fazës së regjistrimit dhe shpërndarjes së teksteve shkollore falas në të gjithë vendin, ky vit i ri shkollor nis me disa risi, që përfshijnë jo vetëm masat për përdorimin e telefonave gjatë orëve të mësimit, por Kodin e Etikës për mësuesit, numrin e oficerëve të sigurisë, etj. Mëngjesin e sotëm, ashtu sikurse u bë me dije disa ditë më parë nga Drejtori i Drejtorisë së Rendit Publik, Agron Çeli, në ambientet pranë shkollave ka pasur prani të shtuar të forcave të Policisë Rrugore dhe punonjësi të policimit në...