Moti për sot me kthjellime dhe alternime vranësirash, temperaturat nuk ndryshojnë

Moti për sot me kthjellime dhe alternime vranësirash, temperaturat nuk ndryshojnë

Dita e sotme (8 shtator) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas SHMU-së, moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash të pakat deri mesatare kryesisht në relievet malore në lindje si dhe zonën e jugut. Në relievet malore të zonës së jugut nga orët e mesditës deri ato të pasdites reshje shiu me intensitet të ulët kryesisht e karakterit lokal, pas orëve të pasdites ndërprerje e reshjeve. Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi deri në 9 m/s. Deti do të jetë me valëzim të forcës 1-2 ballë.