Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Pogradeci mirëpret për të 16-in vit radhazi Koloninë Ndërkombëtare të Piktorëve
Pogradeci, qyteti i artit dhe kulturës buzë liqenit, këtë vit ka mirëpritur për të 16-in vit radhazi Koloninë Ndërkombëtare të Piktorëve. Artistë nga vende të ndryshme të botës janë bërë pjesë e këtij takimi krijues, duke sjellë me vete kulturën, stilin dhe përvojën e tyre në një bashkëpunim që shndërrohet çdo vit në një ngjarje të veçantë. Në këtë edicion, janë realizuar rreth 35 vepra artistike, të cilat për 10 ditë do të jenë të hapura për publikun, duke krijuar një urë komunikimi mes artit dhe vizitorëve, por edhe mes vetë artistëve pjesëmarrës. Artisja koreane Yeonsun Kim paraqiti punimet e saj me temë fluturën, të realizuara në metal dhe pllaka alumini. Ajo shprehet se flutura është simbol i gëzimit, idealit, shpresës e bukurisë, por edhe...