Gjermani/ Njihen më shumë diploma profesionale të të huajve

Gjermani/ Njihen më shumë diploma profesionale të të huajve

Një sinjal i mirë për migrantët: kush ka mësuar një profesion jashtë Gjermanisë, mund të ketë gjithnjë e më shumë shanse që dipoma t’i njihet edhe në Gjermani. Kujdestarë, mjekë, inxhinierë – punonjës të kualifikuar po kërkohen gjithnjë e më shumë në Gjermani për të plotësuar nevojat në tregun e punës në vend.Por pengesat burokratike deri tani kanë qenë të vështira për migrantët duke u bërë pengesë për vazhdimin e karrierës së tyre në Gjermani. Një lajm i mirë në këtë kontekst vjen nga Zyra Federale e Statistikave në Visbaden. Në Gjermani po njihen gjithnjë e më shumë diplomat profesionale nga vendet e tjera. Kuota vitin e kaluar u rrit ndjeshëm. Më 2024 janë vlerësuar pozitivisht rreth 79.100 aplikime – kësisoj rritja është me 21...