Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Statistikat/ Tirana dominon sfidën me kuqezinjtë
Rivaliteti mes Flamurtarit dhe Tiranës mbetet një nga përballjet tradicionale të futbollit shqiptar. Që prej vitit 1998, këto dy ekipe janë ndeshur 63 herë, duke dhuruar duele të forta, emocione të veçanta dhe një bilanc ku epërsia anon dukshëm nga kryeqytetasit. TIRANA, MË E FORTË – Nga 63 takime të zhvilluara që nga viti 1998, Tirana ka dalë fituese në 32 ndeshje, duke konfirmuar statusin e saj si skuadër më e konsoliduar dhe me një traditë më të pasur suksesi. Flamurtari, nga ana tjetër, ka arritur të fitojë 20 herë, duke u mbështetur kryesisht te ndeshjet e zhvilluara në shtëpi. Ndërkohë, 11 sfida kanë përfunduar në barazim, çka tregon se rivaliteti ka pasur edhe momente të ekuilibruara. Analiza e ndeshjeve tregon një element të qartë. Flamurtari...