Policia çeke arreston pas vitesh arrati “shoferin fantazmë”, lëvizte me makinë garash në autostradë

Policia çeke arreston pas vitesh arrati “shoferin fantazmë”, lëvizte me makinë garash në autostradë

Një burrë 51-vjeçar u arrestua nga policia çeke pasi u kap duke drejtuar një makinë garash të tipit GP2 në një autostradë pranë Pragës, ngjarje që kishte tronditur autoritetet që nga viti 2019. Policia e Republikës Çeke e identifikoi dhe ndaloi të dyshuarin pas një incidenti të fundit, kur makina e kuqe – e ngjashme me një Ferrari Formula 1, u filmua duke ngarë me shpejtësi në autostradën D4 dhe duke ndaluar për karburant. Makina u gjurmua deri në një pronë private në fshatin Buk, rreth 60 km nga kryeqyteti, ku policia ndërhyri me dhjetëra makina dhe një helikopter. Shoferi refuzoi për një kohë të dilte nga automjeti dhe debatoi me policët për hyrjen në pronën e tij. Më pas, ai u dorëzua veshur ende...