Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Nga tetori ulen komisionet, në 2024-n u kryen gati 11 milionë transferta bankare ndërkombëtare
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi më datë 3 shtator disa ndryshime në kuadrin e saj rregullator, që parashikojnë uljen e komisioneve për transfertat kombëtare dhe ndërkombëtare në Euro.Banka e Shqipërisë ul komisionet e transfertave bankare në Lekë dhe në EuroMuajin e ardhshëm, pritet që bankat shqiptare të fillojnë kryerjen e transfertave nëpërmjet sistemeve të Zonës Unike të Pagesave në Euro (SEPA). Kjo pritet të sjellë ulje të ndjeshme të komisioneve për transfertat në nisje dhe në mbërritje në monedhën europiane.Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se vitin e kaluar numri i transfertave ndërkombëtare hyrëse dhe dalëse të kryera nëpërmjet sektorit bankar shqiptar arriti në pothuajse 11 milionë. Numri i transfertave ndërkombëtare u rrit me 40% krahasuar me një vit më parë, ndërsa...