Kriza e arsimit, kriza e kombit!

Kriza e arsimit, kriza e kombit!

“Arsimi që nuk të mëson të ngrihesh kundër padrejtësisë, nuk është arsim – është dështim.”— John Dewey, filozof dhe pedagog amerikan, një nga mendimtarët më me ndikim të arsimit modern EDITORIAL MONITOR/ Më 8 shtator, bankat e shkollës 9-vjeçare do të jenë dukshëm më bosh: të paktën rreth 112 mijë nxënës më pak do të ulen në to krahasuar me një dekadë më parë.Kjo rënie prej 31% nuk është thjesht një shifër statistikore, por një tregues i një krize të thellë që prek në rrënjë të ardhmen e vendit – arsimin. Mungesa e fëmijëve në shkolla nuk është më fenomen lokal, por është bërë një realitet kombëtar, që e vë Shqipërinë përballë sfidës më të madhe të zhvillimit të saj modern.Në shumë zona të vendit, sidomos...