Spanja poshtëton Turqinë me 6 gola, iberikët heshtin edhe tifozët më të zhurmshëm të Europës

Spanja poshtëton Turqinë me 6 gola, iberikët heshtin edhe tifozët më të zhurmshëm të Europës

Spanja ka dëshmuar sërish se niveli i saj është dukshëm mbi të tjerët. “Furia e kuqe” ka poshtëruar sot Turqinë në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës 2026. Fakti se luanin në një nga stadiumet më të zjarrta nuk ka ndikuar aspak te iberikët. Me 6 golat e shënuar, spanjollët kanë heshtur një nga tifozeritë më të zhurmshme të Europës, atë turke. Pedri (6′, 63′), Merinoja (22′, 45’+1′, 58′) dhe Torresi (53′) tundën rrjetën për t’i dhënë Spanjës fitoren e thellë 0-6./Sport Ekspres/