Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Hiqeni menjëherë tostin nga dieta juaj, mjekët paralajmërojnë rrezikun e madh që ju vjen nga konsumimi i tij
Tosti është një nga ushqimet më të konsumuara, sidomos për darkë. Kjo për arsye se përgatitja e tij është shumë e thjeshtë, kërkon vetëm pak minuta dhe është shumë i shijshëm. Por, mjekët kanë rekomanduar që këtë ushqim ta heqim menjëherë nga dieta jonë për shkak të përbërësve të tij. Sallami ose proshuta që futet në tost kanë vetëm 50-60% mish, me pjesën tjetër të përbërësve të shtuar që dëmtojnë organizmin tonë. Idealja, sipas nutricionistëve, është që proshuta ose sallami të ketë të paktën 85% përbërje mishi. Edhe pse gjëja më e mirë do të ishte 100%. Përbërësi tjetër: djathi. Shumë prej djathrave të përdorur për të bërë tost kanë një cilësi që është vite dritë larg nga djathi i mirë. Djathi i tostit mund...