Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Radhë e gjatë makinash në Shëngjin, probleme në menaxhimin e trafikut
Fundjava e parë e shtatorit ka sjellë sërish trafik të rënduar në Shëngjin dhe Lezhë, pasi pushuesit po kthehen nga plazhi për t’iu rikthyer rutinës së përditshme. Pasditja dhe mbrëmja e sotme kanë krijuar kaos të vërtetë në zonën e Ranës së Hedhun, ku qindra qytetarë kanë mbetur të bllokuar për orë të tëra. Disa prej tyre raportojnë se ndodhen mbi dy orë në trafik pa lëvizur, ndërsa kanë fikur dhe makinat. Situata është veçanërisht e vështirë për familjet me fëmijë të vegjël, të cilët nuk mund të përballojnë kushtet e gjata të bllokimit. Pamjet nga vendngjarja tregojnë rreshta të gjatë automjetesh të fikura, që presin të lëvizin, ndërsa qytetarët kërkojnë menaxhim më efikas të trafikut në këtë zonë turistike që çdo vit përballet me...