Emigrantët sytë nga Anglia/ Laburistët në tentativa për të gjetur zgjidhje, shqyrtojnë përdorimin e kazermave ushtarake për strehimin e azilkërkuesve

Emigrantët sytë nga Anglia/ Laburistët në tentativa për të gjetur zgjidhje, shqyrtojnë përdorimin e kazermave ushtarake për strehimin e azilkërkuesve

Partia Laburiste në Mbretërinë e Bashkuar po shqyrton seriozisht përdorimin e kazermave ushtarake për të strehuar përkohësisht azilkërkuesit, pas rritjes së mbërritjeve me varka të vogla dhe protestave të gjera ndaj përdorimit të hoteleve për strehim. Rreth 1,000 emigrantë mbërritën vetëm të shtunën, duke e rritur presionin mbi sistemin e azilit. Sekretari i Mbrojtjes, John Healey, deklaroi për Sky News se qeveria është duke vlerësuar opsionet, duke përfshirë baza ushtarake dhe jo-ushtarake, për të përballuar fluksin e migrantëve që mbërrijnë në mënyrë të paligjshme. Ai theksoi se kjo masë është pjesë e përpjekjeve për të rikthyer besimin e publikut në aftësinë e vendit për të kontrolluar kufijtë. Masat vijnë pas kritikave të ashpra për strehimin e emigrantëve në hotele dhe pas mbylljes së anijes Bibby...