Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Forcat e Armatosura shqiptare stërvitje në mbështetje të NATO-s, Rama: Forcon kapacitetet operacionale
Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto të Forcave të Armatosura shqiptare gjatë stërvitjes në Letoni, në mbështetje të NATO-s. Ai shkruan se angazhimi rrit ndërveprueshmërinë me forcat aleate dhe forcon kapacitetet operacionale të njësive tona. “Efektivët e Kontingjentit të XVII EOD të Forcave të Armatosura në stërvitjen “Exercise OAK Resolve” në Letoni në mbështetje të Brigadës Shumëkombëshe të NATO-s me detyra reale për asgjësimin e mjeteve të pashpërthyera (UXO) dhe hapjen e shtigjeve për lëvizjen e trupave Angazhim që rrit ndërveprueshmërinë me forcat aleate dhe forcon kapacitetet operacionale të njësive tona në mjediset ndërkombëtare”, shkruan Rama. Top Channel