Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Nëse po më lexon bë një veprim të thjeshtë. Shih çdo ushqim, që ke në kuzhinë. Shihe mirë!
Nga Sonila Meço Nëse po më lexon bë një veprim të thjeshtë. Shih çdo ushqim, që ke në kuzhinë. Shihe mirë! Shihi origjinën, përbërësit, çertifikatat e sigurisë, skadencën… Po të të pyes ç’siguri ke kur e kafshon e sidomos kur ia shërben fëmijës, ç’përgjigje do japësh? Po të vijoj më tej, të të bezdis edhe pak se përse është bërë kaq normale kjo pasiguri, ç’do thuash? Nuk të pyes për të të trembur. Të pyes sepse pikërisht këtu nis një e vërtetë e madhe. Kur frika për ushqimin kthehet në rutinë, ne nuk kemi më problem vetëm me tregun, as thjesht me shtetin, por më shumë akoma me mënyrën si kemi mësuar ne, secili veç e veç dhe si shoqëri ta pranojmë helmin bashkë me...