Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Milan gati të “blindojë” titullarin e padiskutueshëm, rinovim deri në vitin 2029
7 Shtator 2025 20:37 Telesport Christian Pulisic mund të quhet pa frikë një nga transferimet më të mira që ka bërë Milan në dekadën e fundit. Amerikani u transferua nga Chelsea te Milan në vitin 2023 për 21 milionë euro plus bonuset. Në 103 ndeshje me kuqezinjtë, Pulisic ka shënuar 34 gola dhe ka dhënë 23 asiste. Ai është pjesë e rëndësishme e projektit të ri të Max Allegri-t. “Calciomercato.com” raporton se drejtuesit e Milanit kanë nisur negociatat me Pulisic për rinovimin e kontratës edhe për dy vite të tjera. Kontrata aktuale e amerikanit skadon në vitin 2027, kuqezinjtë duan ta shtyjnë atë deri në vitin 2029. Pulisic fiton aktualisht 4 milionë euro neto në sezon, në kontratën e re pritet të ketë dhe një...