Burimi:
Sportiim.al

Foto © Sportiim.al
Kualifikueset e Botërorit 2026 / Kombëtarja vijon përgatitjet për sfidën me Letoninë në Tiranë
Kombëtarja shqiptare vijon përgatitjet në “Shtëpinë e Futbollit” para ndeshjes ndaj Letonisë, e vlefshme për kualifikueset e kampionatit botëror 2026. Përgjatë sesionit u zhvilluan ushtrime fizike, u provuan skema të ndryshme taktike, si dhe goditje standarde. Sulmuesi Myrto Uzuni iu bashkua sot grupit përgjatë një pjese të stërvitjes, ndërsa në pjesën tjetër u stërvit i diferencuar. Ditën e nesërme, në orën 16:30, trajneri Silvinjo dhe një lojtar do të dalin para mediave në konferencën zyrtare në stadiumin “Air Albania”, ndërsa në orën 17:30 ekipi do të zhvillojë stërvitjen finale para ndeshjes së të martës po në stadiumin “Air Albania”. Më datë 9 shtator kombëtarja do të presë Letoninë në sfidën e kualifikueseve të Botërorit 2026, që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” dhe nis...