Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Ndërpritet shfaqja e filmit ‘Lejleku’ në Podgoricë, reagon edhe BE
Filmi “Lejleku” i regjisorit Isa Qosja, i cili mori pjesë në festivalin e filmit Xhada në Podgoricë, u ndërpre derisa po shfaqej për publikun në mjedis të hapur më 3 shtator. Bajrush Kajtazi producent i filmit përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se shfaqja e filmit u ndërpre për shkak të pakënaqësive të shprehura zëshëm nga një grup personash ende të panjohur, të cilëve, siç thuhet, u pengoi fakti që filmi ishte në gjuhën shqipe. “Ky është një akt i turpshëm dhe i papranueshëm, por fakti që Lejleku ngjalli reagime kaq të forta tregon fuqinë e tij: ky film hap dialog, sfidon tabutë dhe prek plagë që disa përpiqen t’i fshehin”, ka shkruar ai. Tutje ai ka thënë se si...