Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Forcat e armatosura shqiptare stërvitje në mbështetje të NATO-s, Rama: Forcon kapacitetet operacionale!
Efektivët e Kontingjentit të XVII EOD të Forcave të Armatosura shqiptare po marrin pjesë në stërvitjen ndërkombëtare “Exercise OAK Resolve” në Letoni, në mbështetje të Brigadës Shumëkombëshe të NATO-s. Gjatë stërvitjes, trupat shqiptare janë angazhuar me detyrë reale për asgjësimin e mjeteve të pashpërthyera (UXO) dhe për hapjen e shtigjeve që mundësojnë lëvizjen e trupave. Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në rrjetet sociale, theksoi se ky angazhim rrit ndërveprueshmërinë me forcat aleate dhe forcon kapacitetet operacionale të njësive shqiptare në mjediset ndërkombëtare. “Efektivët e Kontingjentit të XVII EOD të Forcave të Armatosura në stërvitjen “Exercise OAK Resolve” në Letoni në mbështetje të Brigadës Shumëkombëshe të NATO-s me detyra reale për asgjësimin e mjeteve të pashpërthyera (UXO) dhe hapjen e shtigjeve për lëvizjen...