Bukuroshja me origjinë nga Kosova shpallet Miss Finlanda 2025

Bukuroshja me origjinë nga Kosova shpallet Miss Finlanda 2025

Bukuroshja me origjinë nga Kosova, është shpallur mbrëmë Miss Finlanda 2025. Ceremonia u mbajt në qytetin Espoo ku kurora iu dha Sarah Dzafce. Ajo u vlerësua nga juria për paraqitjen dhe elegancën e saj, duke u shpallur fituese e edicionit të sivjetshëm. Menjëherë pas shpalljes, rrjetet sociale u mbushën me komente e reagime. Një pjesë e tyre shprehën krenari për fitoren, ndërsa të tjerë sollën kritika, duke theksuar faktin se Sarah nuk është “100% finlandeze”, pasi babai i saj është nga Kosova. Pikërisht ky detaj ka qenë temë diskutimi mes publikut, duke hapur debat mbi përfaqësimin dhe diversitetin në garë. Dzafce vetë është shprehur se prejardhja e saj e përzier është një vlerë që e ka ndihmuar të lidhet më lehtë me njerëz nga kultura të...