Berisha: Kartelet e drogës të lidhur me Kryeministrin! Ramaduro vendosi Shqipërinë në krye të listës së lajmeve të zeza

Berisha: Kartelet e drogës të lidhur me Kryeministrin! Ramaduro vendosi Shqipërinë në krye të listës së lajmeve të zeza

Kryedemokrati Sali Berisha, përmes një postimi të gjatë në rrjete sociale është shprehur se Kryeministri Edi Rama, e ka vendosur Shqipërinë në krye të listës së lajmeve të zeza. Berisha thekson se kjo verë ishte tipike e narkoshtetit ndërsa shton se kartelët famëkeq shqiptarë të drogës, janë të lidhur me Edi Ramën. Berisha shprehet se ata u provuan si më të fuqishmit dhe më të rrezikshmit në Europë. “Vetëm dyshja Çopja–Çela kishin trafikuar në një vit 28 ton kokainë me vlerë 6 miliardë euro!”-shkruan Berisha. Kreu i PD, thekson më tej se përveç këtyre dhe rënies dramatike prej 30% të turizmit, u shënuan shifra rekord të aksidenteve rrugore dhe se emri i Shqipërisë po lakohet gjithashtu në lajmet e zeza, si vendi që eksporton ushqime...