Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Dyshohej se përdorimi i Tylenol gjatë shtatzënisë shkakton autizëm, “Kenvue” mohon akuzat
Kompania farmaceutike Kenvue, prodhuesja e Tylenol (i njohur si paracetamol në Mbretërinë e Bashkuar), ka deklaruar se ilaçi i saj mbetet i sigurt, pasi aksionet e saj ranë ndjeshëm pas një raporti se sekretari amerikan i Shëndetësisë, Robert F. Kennedy Jr., mund të lidhë përdorimin e medikamentit gjatë shtatzënisë me autizmin. Sipas BBC, aksionet e Kenvue ranë me 14% gjatë tregtimit të së premtes, përpara se të rimëkëmbeshin pjesërisht, duke mbyllur ditën me një rënie prej 9.5%. Kompania doli publikisht për të mbrojtur reputacionin e ilaçit, duke theksuar se nuk ka prova shkencore që të mbështesin një lidhje të tillë. Raportime nga Wall Street Journal sugjerojnë se Kennedy pritet të publikojë këtë muaj një raport zyrtar mbi rritjen e rasteve të autizmit në SHBA, ku...