Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Kodi i ri penal, kritika të shumta në rrjetet sociale për draftin me 952 nene, por shumë pak e sfidojnë zyrtarisht
Kritikuesit apo qëndrimet kundër draftit të Kodit Penal ishin të panumërt. Por ata që veç ankesave virtuale dhe mediatike janë ulur dhe kanë kërkuar korrigjim të punës së ekspertëve janë fare pak. Më i lartë është numri i klikuesve të draftit publikuar online në faqen e ministrisë që numëron 480 lexues. Ministria e Drejtësisë konfirmon për TCH se zyrtarisht pranë grupit të punës janë interesuar duke kundërshtuar nene të caktuara vetëm katër subjekte. Dy ju takojnë shoqërisë civile që kanë dorëzuar sugjerime shtesë për veprën e ngacmimit online që dënohet deri në tre vjet burgim sikurse edhe përdorimi i imazhit pa pëlqimin e personit duke i shkaktuar situatë ngacmuese, përndjekjeje dhe poshtërimi. Ndërkohë që janë edhe përfaqësues të profesioneve të lira nga komuniteti t avokatëve...