‘Partnerët europianë të na ndjekin’/ Bessent: Jemi të gatshëm të rrisim presionin mbi Rusinë për bisedime me Ukrainën

‘Partnerët europianë të na ndjekin’/ Bessent: Jemi të gatshëm të rrisim presionin mbi Rusinë për bisedime me Ukrainën

Shtetet e Bashkuara dhe vendet e Bashkimit Europian po shqyrtojnë vendosjen e një raundi të ri sanksionesh ekonomike dhe tarifash dytësore ndaj Rusisë, në përpjekje për ta çuar Vladimir Putinin drejt bisedimeve për paqe me Ukrainën. Lajmi u konfirmua të dielën nga Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, gjatë një interviste për NBC. “Jemi të gatshëm të rrisim presionin mbi Rusinë, por kemi nevojë që partnerët tanë europianë të na ndjekin,” deklaroi Bessent, duke bërë të ditur se presidenti amerikan Donald Trump dhe zëvendëspresidenti J.D. Vance kanë biseduar të premten me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e cila më pas ka zhvilluar diskutime me vetë Bessent mbi sanksionet. “Jemi në një garë kohe: sa gjatë mund të rezistojë ushtria ukrainase dhe sa...