Partizani mposht 3-0 Tiranën në derbi dhe triumfon në Kupën e Federatës për meshkuj

Partizani mposht 3-0 Tiranën në derbi dhe triumfon në Kupën e Federatës për meshkuj

7 Shtator 2025 17:28 Telesport Skuadra e Partizanit në volejboll për meshkuj është shpallur sot fituese e Kupës së Federatës. Ndonëse pritej një ndeshje e fortë, në finalen e luajtur në Farkë, skuadra e “kuqe” fitoi 3-0 ndaj Tiranës. Një derbi i dominuar nga ekipi kampion, që pati epërsi në të trija setet (25-22, 25-17, 25-18). Tirana luajti me hope, rivalizonte mirë deri në mesin e cdo seti e më pas dorëzohej, duke mos dhënë atë që pritej. Partizani, një ekip tërësisht me lojtarë vendës, tregoi se është më kompakt dhe më i konsoliduar, ndërsa te bardheblutë duhet ende punë. Skuadra e trajnerit Ylli Tomorri e nis kështu sezonin e ri 2025-2026 mbarë, me një trofe. Një ndeshje që zgjati më pak se 90 minuta,...