Pensionistët rikthehen në tregun e punës, INSTAT: Mbi 120 mijë aktivë në 2024, më shumë se të rinjtë

Pensionistët rikthehen në tregun e punës, INSTAT: Mbi 120 mijë aktivë në 2024, më shumë se të rinjtë

Pensionistët nuk po tërhiqen nga tregu i punës. Vetëm në vitin 2024, mbi 120 mijë persona mbi moshën 65 vjeç ishin ende aktivë. Krahasuar me vitin 2023, kur ishin 81 mijë, kjo është një rritje prej 46?%. Shifrat tregojnë një fenomen të pazakontë, sot janë më shumë pensionistë sesa të rinj në tregun e punës. Në vitin 2024, vetëm 110 mijë të rinj 15–24 vjeç ishin aktivë, më pak se të moshuarit. Pensioni mesatar në qytet është rreth 190 euro, ndërsa në fshat edhe më i ulët. Një pagesë që i detyron shumë të moshuar të mbeten në treg. Një treg pune ku pensionistët po zënë gjithnjë e më shumë vend është një pasqyrë e realitetit të sotëm, jetë më e gjatë, pensione të ulëta...