Spektakël në qiell/ “Hëna e Përgjakur” ndriçon qiellin sonte për 82 minuta magjie

Spektakël në qiell/ “Hëna e Përgjakur” ndriçon qiellin sonte për 82 minuta magjie

Mbrëmja e sotme, e diel, 7 shtator, do të sjellë një nga fenomenet më të veçanta astronomike të vitit. Nëse kushtet e motit do ta lejojnë, në qiellin mbi Shqipëri dhe rajon do të mund të shihet një eklips i plotë hënor, i njohur edhe si “Hëna e plotë e grurit”. Gjatë eklipsit, Hëna do të marrë një ngjyrë të kuqe të fortë, duke u kthyer në atë që shpesh quhet “Hëna e gjakut”. Ky fenomen ndodh për shkak se rrezet e diellit, përpara se të arrijnë tek Hëna, filtrohen nga atmosfera e Tokës, duke lejuar të kalojë vetëm spektri i kuq i dritës. Fenomeni do të zgjasë gjithsej 82 minuta, duke nisur nga ora 19:00, ndërsa momenti kulmor i errësimit maksimal do të jetë...