Tirana shkarkon trajnerin pas vetëm 2 javësh kampionat

Tirana shkarkon trajnerin pas vetëm 2 javësh kampionat

Klubi i Futbollit Tirana ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Vangjel Mile. Përmes një njoftimi, vetë Klubi bën të ditut se bashkëpunimi është ndërprerë në mënyrë konsensuale, pas një takimi me anëtarin e bordit drejtues, Grent Halili. Duke falënderuar Milen për kontributin dhe korrektësinë e treguar gjatë kësaj periudhe, Klubi i Futbollit Tirana shkruan se kjo ishte zgjidhja më e mirë për arsye strategjike dhe në funksion të objektivave të skuadrës. Njoftimi i Klubit të Futbollit Tirana: Klubi i Futbollit Tirana njofton se bashkëpunimi me trajnerin Vangjel Mile është ndërprerë në mënyrë konsensuale, pas një takimi me anëtarin e bordit drejtues, Grent Halili. Pas diskutimeve mes palëve, u arrit në përfundimin se kjo ishte zgjidhja më e mirë për arsye strategjike dhe në funksion të objektivave...