Pas ndihmës mjekësore në reanimacionin e kardiologjisë, Nuredin Dumani rikthehet në qelitë e paraburgimit

Pas ndihmës mjekësore në reanimacionin e kardiologjisë, Nuredin Dumani rikthehet në qelitë e paraburgimit

I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani u shtrua mbrëmjen e djeshme me urgjencë në reanimacionin e kardiologjisë në Qendrën spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë. Ndërkohë sipas raportimeve në media, Dumani është kthyer në qelitë e paraburgimit. Ekipi mjekësor u kujdes të kalojë në lupë të gjitha detajet shëndetësore, përfshirë edhe dyshimet për helmime të mundshme, po ashtu të ndikuara prej rrëfimeve të shumta të tij që zbardhën me dhjetëra ngjarje kriminale. Gjithsesi, deri në këtë fazë nuk ka ndonjë indicie të tillë, ndërsa vetë Dumani më herët ka pranuar probleme kardiake prej vitesh. Në dëshmitë e tij në SPAK ai ka përmendur dy ndërhyrje në zemër, njërën prej të cilave jashtë vendit. Madje edhe është trajtuar me kemp për këto probleme. Njëra prej ndërhyrjeve është...