Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Rusia sulmoi Ukrainën me 805 dronë e 13 raketa, Meloni: Moska është më e interesuar në sulme brutale sesa në paqe
Rusia ka kryer një tjetër sulm masiv gjatë natës në Ukrainë, duke zbehur edhe më shumë shpresat për paqe. Të paktën 805 dronë dhe 13 raketa u lëshuan në 18 qytete, përfshirë Kievin, Kharkivin, Dnipro dhe rajonin e Zaporizhias. 4 persona, përfshirë një fëmijë, u vranë ndërsa 20 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka reaguar pas sulmit, ku deklaroi se Rusia është më e interesuar në sulme brutale sesa në paqe. “Rusia duket më e interesuar të shtojë egërsinë e sulmeve të saj ndaj Ukrainës, sesa të ndjekë një rrugë negociatash për t’i dhënë fund armiqësive. Ne jemi pranë popullit ukrainas”, tha ajo.