Tek Inter nervozohen me intervistën e fundit të Lautaro Martinez, vetëm për një fjalë

Tek Inter nervozohen me intervistën e fundit të Lautaro Martinez, vetëm për një fjalë

7 Shtator 2025 16:38 Telesport Lautaro Martinez ka dhënë së fundmi një intervistë për “France Football”, ku ka folur gjerë e gjatë për një numër të madh temash dhe çështjesh tek Inter dhe jo vetëm, duke përfshirë finalen e fundit të Champions League, largimin e Simone Inzaghi-t, nominimin për “Topin e Artë” etj… Megjithatë, pati një gabim në transkriptim nga ana e medias franceze kur Lautaro po diskutonte humbjen në finalen e Champions-it ndaj PSG-së dhe largimin pasues të Inzaghi-t. Lautaro u shpreh “Trajneri nuk na tha kurrë se kishte marrë një ofertë ose se po largohej. Kështu që ne ishim shumë larg të gjitha thashethemeve dhe u përqendruam në objektivin tonë”. Në artikullin origjinal të botuar nga “France Football”, fjala “kurrë” ishte lënë jashtë...