Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Nga Durrësi në Mirditë për tu kujdesur për kanabisin, arrestohet 53-vjeçari
Një 53 vjeçar u arrestua pasi u kap teksa kujdejes për një parcelë me kanabis në fshatin Ndërfanë të Mirditës. Gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Ndërfanë, njësia administrative Mirditë, u zbulua një parcelë me 85 bimë të dyshuara narkotike, të llojit cannabis sativa. Petrit Luli banues në Durrës, u kap në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike. Operacioni policor antikanabis u kodua “Koordinata”