Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Nuredin Dumani kthehet sërish në qeli, mjekët: Nuk ka nevojë për ndërhyrje
Nuredin Dumani TIRANE- Pas kontrolleve të kryera në QSUT, mjekët kanë përfunduar se gjendja shëndetësore e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani, nuk kërkon trajtim spitalor. Top Channel raporton se ai është rikthyer menjëherë në qelinë e izoluar, ku mbahet nën masa të rrepta sigurie. Analizat e shumta nuk kanë dhënë një diagnozë të qartë, megjithatë simptomat e raportuara, rrahje të shpejta të zemrës dhe humbje të vetëdijes mund të jenë pasojë e stresit, ushqimit apo mungesës së aktivitetit fizik. Kjo është hera e dytë që Dumani shfaq probleme të tilla, ndërsa edhe më herët mjekët e burgut 313 kishin rekomanduar një kontroll më të hollësishëm. Zyrtarët e burgjeve këmbëngulin se ushqimi i tij është i siguruar nga familjarët dhe i kontrolluar, ndërkohë që Instituti...