Aksident i rëndë në Librazhd, makina përfundon 100 metra në greminë! Shoferi niset me urgjencë drejt Traumës

Aksident i rëndë në Librazhd, makina përfundon 100 metra në greminë! Shoferi niset me urgjencë drejt Traumës

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në një zonë rurale të bashkisë Librazhd. Një automjet ka dalë nga rruga në një kthesë të fortë dhe është rrokullisur për rreth 100 metra në një greminë, duke lënë të plagosur rëndë drejtuesin e mjetit. I aksidentuari, i identifikuar si Esat Xherri është nxjerrë me vështirësi nga automjeti dhe është transportuar me urgjencë me autoambulancë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Burime mjekësore bëjnë me dije se ai ndodhet në gjendje kritike. Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të humbjes së kontrollit nga shpejtësia, ndërsa gjendja e amortizuar e rrugës mund të ketë ndikuar gjithashtu në aksident. Policia rrugore dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet e...