Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
FOTO/ Autobusi me turistë del nga autostrada dhe përplaset me shkëmbin, 53 të plagosur
Një autobus doli nga autostrada kryesore në Barcelonë, duke shkaktuar plagosjen e 53 personave që ishin në bord, pothuajse të gjithë pasagjerë, nga të cilët dy janë rëndë. Ngjarja ndodhi sot në autostradën C-32, në qytetin Santa Susanna në Spanjë, kur pas daljes nga rruga, mjeti i transportit u përplas me një shkëmb. Sistemi Mjekësor i Emergjencave (SEM) ka raportuar për 53 të plagosur, pjesa më e madhe të lënduar lehtë. Aksidenti, sipas burimeve nga Shërbimi i Trafikut Katalan (SCT) dhe Brigada e Zjarrfikësve, ndodhi menjëherë pas mesditës, në kilometrin 127.7 të autostradës C-32, teksa krijoi edhe trafik. Mjeti në ato momente mësohet se po shkonte drejt aeroportit, nga Lloret de Mar (Girona), kur doli nga rruga dhe ra në një shpat, ku përfundoi duke...