Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Sherri mes dy familjeve në Durrës/ Policia: U plagosën 3 persona, ndalohet një 22-vjeçar
Një konflikt me sende të forta dhe thikë ka ndodhur mes dy familjeve fqinje në lagjen 15 në Durrës. Për pasojë ka mbetur i plagosur një i ri, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë autori i ngjarjes është larguar nga vendi i ngjarjes dhe po kërkohet nga policia. Në spital ka përfunduar edhe babai i autorit pasi është goditur me sende të forta, i cili ndodhet gjithashtu jashtë rrezikut për jetën. Durrës / Informacion paraprak Rreth orës 13:20, në lagjen nr. 15, Spitallë, Durrës, për motive të dobëta janë konfliktuar disa shtetas. Gjatë konfliktit, janë dëmtuar me mjet prerës shtetasit M. D., 47 vjeç, A. D., 23 vjeç, dhe A. E., 46 vjeç, banues në Spitallë, Durrës, të...