Përfundon “Koko Fest” – Triumfon teatri “Aleksandër Moisiu”, Durrësi rrëmben pesë çmime në festival

Përfundon “Koko Fest” – Triumfon teatri “Aleksandër Moisiu”, Durrësi rrëmben pesë çmime në festival

Shfaqja e teatrit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit “Vendi më i humbur në Shqipëri” ka rrëmbyer pesë çmime në Festivalin Mbarëkombëtar të Komedisë në Korçë, duke përfshirë çmimin e shfaqjes më të mirë, regjia më e mirë për Andia Xhungën, aktori protagonist më të mirë që është dhënë për Gentian Zenelaj, çmimi i aktorit të ri më të mirë për Aleks Seitaj, si dhe çmimin e publikut. Regjisorja Xhunga është befasuar nga çmimet e shumta që ka marrë shfaqja e vënë në skenë prej saj, kur tha se ndihet mjaft mirë me kaq shumë çmime në një festival si ky. “Sot kemi marrë 5 çmime dhe jemi shumë të lumtur dhe për mikpritjen që na ka dhuruar publiku korçar”, u shpreh regjisorja Xhunga. Çmimi i karrierës...