90 operacione në gusht, Policia bën bilancin: U sekuestruan 26,5 mln €

90 operacione në gusht, Policia bën bilancin: U sekuestruan 26,5 mln €

Policia e Shtetit ka publikuar bilancin e punës për muajin gusht 2025, duke evidentuar qindra operacione, dhjetëra arrestime, sekuestrime droge, armësh dhe pasurish me vlerë miliona eurosh. Forcat e rendit kanë qenë të pranishme 24/7 në terren, duke garantuar sigurinë publike në plazhe, qendra turistike dhe qytete, si dhe në menaxhimin e emergjencave nga zjarret. Vetëm gjatë gushtit janë finalizuar 90 operacione policore, ku janë arrestuar 664 persona, mes tyre 61 në kërkim. Në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, janë zhvilluar 22 faza të operacioneve “The Wanted” dhe “Operacionalja”, duke çuar në kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Në fushën e narkotikëve, policia ka asgjësuar 23 mijë bimë dhe fidanë kanabisi, ka sekuestruar 340 kg cannabis, 2 kg kokainë dhe qindra doza droge. Po...