Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Rama: Ka nisur të marrë formë Muzeu i Lundrimit në Shkodër
Punimet në kantierin në afërsi të lumit Buna, po vijojnë me ritme të qëndrueshme. Kryeministri Edi Rama ndau sot pamjet nga kantieri i punimeve në muzeun e Lundrimit, në hyrje të qytetit të Shkodrës, projekt i cili po merr formë dita-ditës. “Muzeu i Lundrimit, në hyrje të Shkodrës, ka nisur të marrë formë. Një investim i ndërthurur me hyrjen e qytetit, duke krijuar një kompleks unik për Shkodrën”, shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale. Muzeu i Lundrimit është një projekt ambicioz dhe i shumëpritur nga qytetarët, ndërsa pritet të kthehet në një pikë referimi të rëndësishme kulturore dhe turistike për të gjithë rajonin. Ky investim pritet të përfundojë deri më 10 shkurt 2026, ndërsa vlera e investimit parashikohet të shkojë rreth dy milion...