“90 operacione të finalizuara, mbi 660 shtetas në pranga”/ Bilanci i Policisë së Shtetit, në një muaj

“90 operacione të finalizuara, mbi 660 shtetas në pranga”/ Bilanci i Policisë së Shtetit, në një muaj

Gjatë muajit gusht, shërbimet e Policisë kanë vijuar angazhimin maksimal për garantimin e sigurisë në plazhe dhe në vendet turistike, si dhe duke iu ofruar ndihmë qytetarëve dhe vizitorëve. Në veçanti, është kryer punë intensive për identifikimin e autorëve të zjarrvënieve dhe menaxhimin e situatave me zjarret, si dhe për goditjen e krimeve kundër mjedisit. Krahas punës për identifikimin dhe kapjen e autorëve shërbimet e Policisë evakuan banorët në disa zona të vendit dhe gjatë evakuimit u dëmtuan nga zjarri 5 punonjës policie. Gjatë muajit gusht: ✅Janë finalizuar 90 operacione policore; ✅Janë finalizuar në bashkëpunim me partnerët, 22 faza në kuadër të operacioneve të koduara “The Wanted” dhe “Operacionalja”, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar; ✅Janë vënë në pranga...