Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Shkuan si turistë në Itali, por u kapën me kokainë, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë
Një 22-vjeçar shqiptar, i cili kishte shkuar në Itali si turist, është arrestuar nga policia më 4 shtator, gjatë një kontrolli në Viale Centurini, në Terni. I riu, tashmë me precedentë penalë, u ndalua ndërsa drejtonte një fuoristradë që e kishte marrë qira. Gjatë kontrollit të 22-vjeçarit dhe të makinës, u gjetën 23 pako me kokainë dhe 3 me kanabis, së bashku me një mijë euro para cash, të ardhura nga trafiku i drogës. 22-vjeçari iu nënshtrua gjithashtu një testi droge, i cili rezultoi pozitiv. Gjithashtu, pasditen e 4 shtatorit karabinierët ndaluan për kontroll një automjet, i marrë me qira, në Via del Centenario. Shoferi ishte një shtetas shqiptar 19-vjeçar, i cili kishte shkuar si turist në Itali. Gjatë kontrollit iu gjetën 37 pako kokainë....